Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 22 raste pozitive me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, është shënuar një viktimë.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 157.276.
Në total numri i rasteve aktive është 428.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
27 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.
Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.095 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.276.
Në total numri i rasteve aktive është 428./InLajmi/




















